Ballina Flash

Maliq, investime për sistemimin e rrugëve rurale

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Bashkia Maliq po vijon me investimet që përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetesës së banorëve në zonat rurale.

Kryetari i kësaj Bashkie, Gëzim Topçiu deklaroi sot se aktualisht puna është përqendruar për riparimin e rrugëve në njësinë administrative Pirg.

“Tashmë po punohet në fshatin Velitërnë, duke e bërë më të lehtë lëvizjen e banorëve të këtij fshati”, tha ai.

Një tjetër kantier pune në bashkinë e Maliqit është ai për sistemimin e rrugës të fshatit Mesmal, në njësinë administrative Gorë./m.m/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet antidemokratike kur opozita pengohet, jo kur vendos vetë të mos hyjë
Artikulli tjetërSpiropali me banorët e prekur nga tërmeti në Korçë: Shumë shpejt dëmshpërblimet