TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Bashkia Maliq po vijon me investimet që përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetesës së banorëve në zonat rurale.
Kryetari i kësaj Bashkie, Gëzim Topçiu deklaroi sot se aktualisht puna është përqendruar për riparimin e rrugëve në njësinë administrative Pirg.
“Tashmë po punohet në fshatin Velitërnë, duke e bërë më të lehtë lëvizjen e banorëve të këtij fshati”, tha ai.
Një tjetër kantier pune në bashkinë e Maliqit është ai për sistemimin e rrugës të fshatit Mesmal, në njësinë administrative Gorë./m.m/ j.p/
