Ballina Flash

Vlorë, asistencë mjekësore për një turist në kroçerën “Costa Viktoria”

TIRANË, 30 maj/ATSH/- Kapiteneria e Vlorës ka ndihmuar kroçerën “Costa Victoria”, pasi në bordin e saj kishte një të sëmurë rëndë.

“Në orën 21:15 Kapiteneria e Vlorës mori thirrjen për ndihmë nga kroçera. Pas kërkesës kapiteneria reagoi me shpejtësi dhe organizoi operacionin e shpëtimit të jetës, pasi në bordin e kroçerës kishte një të sëmurë rëndë”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Sipas DPD, ambulanca dhe mjekët e ndihmës së shpejtë erdhën në kohë rekord në portin e Vlorës.

“Pasi afrohet kroçera në radën e portit me rimorkiatorin ‘Aulona’ u bë e mundur marrja e pacientit dhe transportimi drejt spitalit të Vlorës”, thekson DPD.

Kroçera “Costa Victoria” me 1457 turistë në bord vizitoi dje qytetin e Sarandës. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shahini në fushatën e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë
Artikulli tjetërBH – Protestë kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë