Ballina Bota

SHBA – Rënie e lehtë e rritjes ekonomike

UASHINGTON, 30 maj /ATSH-AFP/ – Rritja e ekonomisë amerikane u rishikua me një rënie shumë të lehtë për tremujorin e parë, për shkak të vlerës më të vogël të investimit të kompanive nga sa ishte parashikuar fillimisht dhe rritjes së nivelit të importeve, sipas një vlerësimi të dytë të Departamentit amerikan të Tregtisë, i publikuar sot.

Rritja e ekonomisë më të madhe në botë ishte 3,1% në ritëm vjetor nga janari në mars në krahasim me 3,2% të publikuar në fund të prillit, në përputhje me parashikimet e analistëve.

”Pavarësisht rishikimit në rënie, rritja në tremujorin e parë mbetet më e madhe në katër vjet”, bën të ditur administrata Trump, që ende nuk ka publikuar një vlerësim përfundimtar./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaporti i KE, Balluku: Më pozitivi që ka marrë Shqipëria, garanci për investitorët
Artikulli tjetërVJENË – Bierlein e para kancelare në historinë e Austrisë