Ballina Bota

GJERMANI – ”Die Zeit”: Dyshime se Weber është njeriu i duhur në krye të KE

BERLIN, 29 maj /ATSH-DPA/ – E përjavshmja gjermane ”Die Zeit” dyshon se Manfred Weber është njeriu i duhur në krye të Komisionit Europian.

“Disa në Bruksel dyshojnë se Manfred Weber, me origjinë nga Bavaria e Poshtme, mund të përfaqësojë Europën përpara presidentit të SHBA, Donald Trump në mënyrën e besueshme të duhur”, shkruan e përjavshmja.

“Megjithatë, këto dyshime janë të parëndësishme, pasi Weber vështirë se do të emocionohet nëse një ditë do t’i duhet të hyjë në Dhomën Ovale. Atij i mungon karizma, por mund t’ia marrë dorën kësaj pune”, shton ajo.

“Do të duhet të jetë i hapur për ide të reja. Weber do të duhet të afrohet me të gjelbrit, të cilët janë forcuar dhe të vendosë krizën klimatike në qendër të politikave të komisionit të tij të ardhshëm”, thotë e përjavshmja.

“Kjo do të kërkojë kurajë dhe imagjinatë politike. Tani, ky kandidat ka mundësi të provojë se i ka të dyja”, përfundon ”Die Zeit”./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKroçera “Costa Victoria” me rreth 1500 turistë mbërrin në portin e Sarandës
Artikulli tjetërSHBA – DASH: Koreja e Veriut ka shkelur rezolutën e OKB-së