SIDNEJ, 28 maj /ATSH-AFP/ – Qyteti i njohur australian i Sidnejit njoftoi sot masat e para të kufizimit të ujit në shkallë të gjerë gjatë dekadës së ardhshme për të përballuar mungesën e theksuar në burime ujore, të shkaktuara nga thatësira që po godet kontinentin ishull.
Qeveria e shtetit të Uellsit të Ri, në jug të vendit, njoftoi se rajoni i Sidnejit po përjetonte një nga një mungesat më serioze në burime ujore që nga viti 1940.
Ministrja e Shtetit për Ujin, Melinda Pavey raportoi për një thatësirë rekord.
Banorët e Sidnejit mund të penalizohen me gjobë që mund të arrijë deri në 220 dollarë australianë (136 euro) nëse vadisin kopshtet, ndërsa për kompanitë gjoba do të jetë më e madhe, deri në 550 dollarë australianë, në rast të shkeljes së masave të vendosura nga qeveria./ /v.b/ a.jor.























