Ballina Flash

“Atletico Madrid” gjen pasuesin e Godin

TIRANË, 28 maj /ATSH/ -Atletico e Madrid ka gjetur zëvendësuesin e Diego Godin që është larguar tek “Interi”.

Klubi spanjoll ka siguruar shërbimet e brazilianit të “Portos”, Felipe Augusto de Almeida Monteiro, për të cilin ka shpenzuar 20 milionë euro.

Klubi i “Portos” e bëri zyrtar transferimin nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, “’Porto’ arriti një marrëveshje me “Atleticon e Madridit” për transferimin e qendërmbrojtësit 30-vjeçar brazilian për 20 milionë euro. 30-vjeçari e ka mbajtur veshur fanellën ‘Portos’ për 3 sezone periudhë gjatë se cilës ai fitoi 1 titull kampion dhe 1 Superkupë të Portugalisë. U aktivizua në 142 ndeshje zyrtare dhe shënoi 11 gola”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Edhe në Sidnej ujë me… orar?!
Artikulli tjetërFOTO/ “Natyra Fest 3”, promovim turizmit dhe ekonomisë së zonës