Ballina Flash

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor: 1912 kontrolle, 20 mln lekë gjobë në maj

TIRANË 27 maj/ATSH/ – Strukturat e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në të gjithë vendin, përgjatë muajit maj ka kryer 1693 inspektime dhe 219 riinspektime.

Gjatë punës në terren, specialistët e ISHSH-së, kanë vendosur 131 masa administrative me gjoba, 6 vendime të ndërmjetëm për mbyllje të përkohshme të aktivitetit dhe janë bërë 243 paralajmërime dhe lënie detyrash.

Masat administrative janё vendosur pёr shkelje tё rregullave higjieno-sanitare, pirje të duhanit në ambiente publike, shitje të alkoolit dhe pijeve energjike për të miturit, mungesë të dokumentacionit higjieno-sanitar, mungesë të licencës për ushtrimin e aktivitetit, ngarkesë mikrobiale të ujit të pijshëm, pengim inspektimi, duke kapur vlerën e 19 950 000 lekёve.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 52 masa pёr moszbatim tё Ligjit nr. 9636 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, 59 masa pёr moszbatim tё Ligjit 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga alkooli, pijet energjike dhe pijet e gazuara me sheqer të shtuar”, si dhe 20 masa për mosrespektim kushtesh higjieno-sanitare.

z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZGJEDHJE PE – Konservatorët marrin rezultatin më të dobët që nga 1832-i
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Vendet sipas partive në Parlamentin Europian