Ballina Flash

Bashkia e Beratit dhe ajo e Manisës në Turqi, bashkëpunim në kulturë dhe turizëm

TIRANË, 3 maj/ATSH/- Bashkia e Beratit dhe ajo e Manisas në Turqi do të bashkëpunojnë në fushat e kulturës dhe turizmit.

Kjo u theksua gjatë një vizite zyrtare që përfaqësuesit e bashkisë së Beratit zhvilluan në bashkinë e Manisas në Turqi, bashki e binjakëzuar me Beratin.

Vizita u organizua në datat 25 – 29 prill, me ftesë të kryebashkiakut të Manisës, Cengiz Ergün, me rastin e Festivalit “Mesir Paste”, i cili është një event tradicional i qytetit, i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërorë të UNESCO-s.

Delegacioni i bashkisë së Beratit përbëhej nga nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo, këshilltari pranë kabinetit të kryetarit, Kastriot Rrapaj dhe drejtori i Ndërmarrjes së Gjelbërimit, Ermal Dollani.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e bashkisë së Beratit zhvilluan takime me autoritetet lokale, kryebashkiakun e qytetit dhe administratën e bashkisë, me guvernatorin e Manisës dhe drejtues të institucioneve lokale, ku ndanë idetë mbi bashkëpunime dypalëshe në fushat e kulturës, turizmit, shkëmbimet e stafeve dhe projekteve të përbashkëta./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Euroskeptikja Mordaunt rivale e May?
Artikulli tjetërKJ – Seuli: Pheniani të paraqesë prova për denuklearizimin