FOKUS – Euroskeptikja Mordaunt rivale e May?

LONDËR, 3 maj /ATSH-AFP/ – Penny Mordaunt, e cila hodhi sot hapat e para si ministrja britanike e Mbrojtjes, është e njohur kryesisht për publikun e gjerë për qëndrimet e saj euroskeptike dhe pjesëmarrjen në një emision reality show me rroba banje.

Me këtë emërim, Penny Mordaunt, 46 vjeçe, bëhet gruaja e parë ministre e Mbrojtjes duke vijuar ngjitjen politike dhe shtuar zërat sipas së cilave ajo mundet një ditë të zërë vendin e Theresa May.

Për momentin ajo shprehet e lumtur për këtë post pasi zotëron një eksperiencë të konsoliduar.

Mordaunt u promovua të mërkurën pas shkarkimit brutal të paraardhësit të saj, Gavin Williamson i vënë në pikëpyetje për rrjedhjen në media të bisedimeve që u mbajtën gjatë një këshilli për sigurinë kombëtare, akuza që ai i përgënjeshtroi.

Penny Mordaunt mund të mburret se ka eksperiencë në fushën e saj, pasi ka mbajtur postin e sekretares së Shtetit për Mbrojtjen dhe rezerviste e ”Royal Navy”.

Si deputete, ajo përfaqëson qytetin e Portsmouthit, aty ku ndodhet dhe baza kryesore e ”Royal Navy”./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.