LOS ANXHELES, 3 maj /ATSH-DPA/ – Aktori i njohur i Hollivudit Peter Mayhew, i cili luajti rolin e Chewbacca në filmin “Star Wars”, vdiq në moshën 74 vjeç, bëri të ditur familja e tij në Twitter.
‘’Me trishtim të thellë njoftojmë se aktori ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në veri të Teksasit’’, bëri të ditur familja.
Mayhev kishte punuar si asistent spitalor në Londër, kur u zgjodh për një rol të panjohur në filmat “Sinbad’’ dhe ‘’Syri i Tigrit” në 1977.
Por, ai u bë i rëndësishëm me rolin e Chewbacca, një Wookie 200-vjeçare e lidhur me Han Solo të Harrison Fordit, në filmin e parë “Star Wars” të po atij viti.
Shoqëria e tij me Ford e bëri aktorin 2,2 metra të gjatë të preferuarin e teleshikuesve./ /os/ /em/ a.jor.























