KJ – Seuli: Pheniani të paraqesë prova për denuklearizimin

SEUL, 3 maj /ATSH-AFP/ – Ministrja koreano-jugore e Punëve të Jashtme, Kang Kyung-wha u shpreh sot se Pheniani duhet të dëshmojë një denuklearizim të qartë, konkret dhe thelbësor për të siguruar një lehtësim të sanksioneve, ndërsa bisedimet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së vijojnë të jenë ende të bllokuara.

Pheniani dhe Uashingtoni po përjetojnë një ftohje të marrëdhënieve që pas dështimit në shkurt të samitit të Hanoit mes liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky takim, i dyti pas samitit historik të qershorit 2018 u mbyll pa marrëveshje.

Koreja e Veriut kërkonte heqjen e sanksioneve, një hap shumë i rëndësishëm në këndvështrimin e palës amerikane, në këmbim të nisjes së denuklearizmit, e cilësuar shumë e dyshimtë./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.