Ballina Aktualitet

Shqipëria mbështet Procesin e Berlinit

TIRANË, 12 prill /ATSH/ – Shqipëria mbështet Procesin e Berlinit si një mekanizëm mbështetës që nxit bashkëpunimin ekonomik rajonal, ndërlidhjen dhe procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.​

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Varshavë të Polonisë.

Në takimin e organizuar nga Presidenca polake e Procesit të Berlinit, marrin pjesë, ndër të tjerë, edhe zyrtarë të Komisionit Europian, të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, dhe të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Tjetër skandal me standardet e ndërtimit
Artikulli tjetërZgjedhjet vendore, ambasadorja gjermane: Të marrin pjesë të gjitha partitë