Ballina Bota

JAPONI – Tjetër skandal me standardet e ndërtimit

TOKIO, 12 prill /ATSH-AFP/ – Ndërtuesi i shtëpive japoneze ‘’Daiwa House’’ njoftoi sot se mbi 2 000 godina dhe vila të ndërtuara nën kujdesin e saj, nuk u përmbahen standardeve, një tjetër skandal në këtë sektor që u shtohet disa të tjerëve në këtë industri.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediet dhe sqarimeve të drejtuesve të kompanisë, gjatë një konference shtypi ku ata kërkuan ndjesë, rreth 2 000 godina banimi kolektive kanë probleme me kolona, që nuk u përmbahen standardeve të rezistencës ndaj zjarrit.

Këtij problemi u shtohen 990 godina kolektive dhe 888 vila që mbështeten në themele ku janë zbuluar gabime në ndërtim.

”Në disa raste, ekziston një rrezik që lidhet me sigurinë”, sqaroi kompania që pohoi se i kishte zbuluar këto probleme gjatë një hetimi të brendshëm.

Një raport i është dorëzuar Ministrisë japoneze për Rregullimin e Territorit./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në Fier: PD, forca e vetme që i përgjigjet krizës politike dhe ekonomike
Artikulli tjetërShqipëria mbështet Procesin e Berlinit