Ballina Flash

Veliaj: Rehabilitojmë të gjitha godinat në Universitetin Bujqësor

TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Menjëherë pas rikonstruksionit të konvikteve në Qytetin Studenti, bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin e godinave edhe në Universitetin Bujqësor, të cilat tashmë janë të zaptuara apo të degraduara tërësisht.
Gjatë inspektimit me kryeministrin Edi Rama të godinave në Qytetin Studenti që janë rikonstruktuar tërësisht, kryetari i bashkisë Erion Veliaj theksoi se të gjithë ato familje të cilat për 30 vjet kanë zënë këto godina do të përfitojnë banesa sociale nga Bashkia dhe dhomat do u kthehen studentëve.
“Deri tani kanë përfunduar 3 konvikte, ndërkohë që kemi në proces 11 dhe pritet të fillojë puna edhe në 5. Kjo na ndihmon pastaj të kalojmë te pjesa e konvikteve në Universitetin Bujqësor, nëse këtu situata ju duket keq, aty është edhe më keq. Konviktet aty janë të zaptuara. Ndërkohë po punohet për lirimin e tyre. Bashkia po jep banesa sociale për ata që i kanë zënë për 30 vite”, – tha Veliaj.
Ndërkohë, brenda mandatit të ardhshëm të bashkisë së Tiranës, në zonën e Qytetit Studenti do të ngrihet një kampus i ri universitar, me standardet më moderne europiane. e.xh/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, 2500 banorë të Kaninës me ambulancë tërësisht të transformuar
Artikulli tjetërBetohen në Kuvend 3 deputetë të PD