TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Tre deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend.
Korab Lita, Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi nga listat shumemërore të Partisë Demokratike, u bënë sot deputetët më të rinj të Kuvendit duke pranuar mandatin e deputetit.
Pas verifikimit të mandateve rezultoi se janë respektuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi lexoi tekstin e betimit dhe më pas deputetët u betuan.
Me 3 deputetët që u betuan sot, numri i deputetëve në Kuvendin arrin në 102 pasi 79 janë të shumicës dhe 23 të opozitës.
/gj.mima/ /a.g/























