Ballina Flash

Durrës, dallgët nxjerrin në breg breshkën 100-vjeçare

TIRANË, 9 prill /ATSH/ – Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren “Taulantia”, në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

Specia detare u gjet nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të bashkisë së Durrësit, të cilët po punonin për pastrimin e zonës.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Përfaqësues të Agjencive të Zonave të Mbrojtura, trajnim në Itali për ruajtjen e jetës së egër
Artikulli tjetërShala në Emirate, takon sekretarin për investime të huaja