UASHINGTON, 8 prill /ATSH-ANSA/ – President i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se sekretarja e Brendshme, Kirsten Nielsen do të largohet nga posti i saj dhe do të zëvendësohej nga Kevin McAleenan, komisioneri aktual për doganën dhe mbrojtjen e kufijve.
“Sekretarja për sigurinë e vendit, Kirsten Nielsen do të largohet nga pozita e saj dhe unë do të doja t’a falënderoj për shërbimin”, tha presidenti.
“Unë jam i lumtur të njoftoj se Kevin McAleenan, komisioneri aktual për doganën dhe mbrojtjen e kufirit, do të bëhet sekretar i ri i Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Jam i bindur se Kevin do të bëjë një punë të shkëlqyer”, shtoi ai./ /os/ a.jor.























