BERLIN, 8 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May do të udhëtojë të martën drejt Berlinit dhe Parisit për të bindur kancelaren, Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron, në prag të një samiti të BE-së, për të shtyrë datën e Brexit, planifikuar për më 12 prill.
‘’Ekzistojnë disa arsye për të biseduar, ndërsa Britania e Madhe dhe BE-ja e të 27-ve ndodhen në një situatë të vështirë, të nxehtë’’, shprehet Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane, pasi bëri publik lajmin e vizitës në Gjermani.
‘’Të 27-ët duhet të qëndrojnë të bashkuar përderisa do të marrin një vendim, e pranojnë apo jo propozimin e kryeministres për një shtyrje të re të Brexit’’, theksoi ai.
Më pas, presidenca franceze njoftoi se Emmanuel Macron do të priste gjithashtu Mayn ditën e martë rreth orës 18:00 (16:00 GMT)./ /v.b/ a.jor.























