BUKURESHT, 8 prill /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti rumun, Ion Iliescu do të gjykohet për ”krime kundër njerëzimit” si dhe për rolin e tij në ngjarjet e përgjakshme që shoqëruan revoltën kundër komunizmit dhe rrëzimin e Nikolae Çausheskut në 1989, njoftoi sot Prokuroria e Përgjithshme.
”Bëhet fjalë për një moment tejet të rëndësishëm për gjykatën rumune e cila po shlyen një borxh nderi kundrejt historisë’’, deklaroi prokurori Augustin Lazar gjatë prezantimit të rihapjes së çështje në Bukuresht.
Hetimet përfshijnë të shtënat që shënuan qindra të vdekur në ditët që pasuan arratisjen e ish-diktatorit më dhjetor 1989 në sfondin e protestave masive kundër komunizmit.
”Iliescu, ish-drejtues i lartë komunist, aktualisht në moshën 89 vjeç, është i akuzuar se qëndron pas një operacioni të gjerë për të tërhequr vëmendjen nga çështja kryesore dhe se ka dezinformuar, çka pasoi një psikozë të përgjithshme, që la pas të shtëna kaotike dhe vëllavrasëse’’, sipas prokurorisë./ /v.b/ a.jor.













