Ballina Aktualitet

Shqipëria, progres në Reformën në Drejtësi

TIRANË, 1 prill /ATSH/- “Shqipëria ka bërë progres në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit”, deklaroi Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Europën në Senatin Çek senatori Hampl, gjatë një takimi me Nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila zhvilloi një vizitë në Pragë.

Gjatë vizitës,  Hysi dhe ambasadori Kuka zhvilluan një takim me senatorin Hampl – kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Europën.

Senatori Hampl u shpreh për efektin pozitiv që kanë reformat dhe progresi që ka bërë Shqipëria në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Hysi e falenderoi senatorin Hampl për mbështetjen e vazhdueshme që Senati dhe Qeveria Çeke po i japin Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdonin shkëmbimet e vizitave të grupeve të parlamentare reciproke.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRemonti në Durrës, qytetarët masa për furnizim me ujë
Artikulli tjetërKurimi i së shkuarës, Bunk’Art 2 tërheq vëmendjen e 25 gazetarëve italianë