Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Britania duhet të përcaktojë drejtimin e Brexit para samitit

BRUKSEL, 29 mars /ATSH-DPA/ – Britania e madhe pritet të përcaktojë drejtimin e Brexit para se liderët e BE-së të mblidhen në një samit special më 10 prill, njoftoi një burim europian.

“Një njoftim i tillë duhet të vijë në kohë për shtetet anëtare të BE-së që të mund të konsiderojnë kërkesën britanike”, sipas këtij burimi.

“Është ende duke u punuar mbi detajet e samitit, por kryeministrja britanike, Theresa May pritet të jetë e pranishme në fillim të takimit, sikurse bëri në samititn e mbajtur javën e kaluar”, shtoi ky burim.

Kundërshtimi i tretë rradhazi nga deputetët britanikë të marrëveshjes së tërheqjes do të thotë se Britania e Madhe do të përballet me një Brexit të ashpër më 12 prill, përveç se në rast do të kërkojë një shtyrje më të gjatë dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e BE-së në fund të majit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestat e opozitës, si furtunë në gotë
Artikulli tjetërNdërhyrja e parë nga viti 1967, 10 milionë euro për rrjetin elektrik në Gjirin e Lalëzit