Ballina Bota

AUTOMJETE – “Volkswagen” prodhon 2% të gazit ndotës CO2 në të gjithë botën

VOLFSBURG, 29 mars /ATSH-AFP/ – Grupi “Volkswagen” ka vlerësuar në një raport se ai i vetëm është përgjegjës për gati 2% të prodhimit të gazit ndotës CO2 në të gjithë botën, njoftoi një përgjegjës i prodhuesit në një intervistë.

“Ne kemi përllogaritur se cila është pjesa e prodhimeve botërore të gazit CO2 nga ana e kompanisë”, shpjegoi Michael Jost, kryestrategu i “Volkswagen”, për gazetën gjermane “Wirtschaftswoche”.

“Është gati 1% për veturat dhe 1% për mjetet e tonazhit të rëndë”, tha ai.

Për krahasim, me 800 milionë tonë gaz CO2, Gjermania ishte në vitin 2017 në vend të gjashtë, duke përfaqësuar gati 2,2% të prodhimeve botërore të këtij gazi, sipas shifrave të “Global Carbon Project”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFusha e Porto Romanos, së shpejti në një hapësirë të gjelbër për qytetarët
Artikulli tjetërFilmi “Dy gisht mjaltë” dhe prapaskenat