Ballina Lifestyle

Filmi “Dy gisht mjaltë” dhe prapaskenat

TIRANË, 29 mars/ATSH/ – Prej pak ditësh ka nisur të jepet në të gjitha kinematë filmi “Dy gisht mjaltë” me protagonist aktorin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Elvana Gjata, e cila ishte hera e parë që e shihnim si aktore në një film.

Mamaqi gjatë një interviste televizive ka folur për këtë prodhim kinematografik. Aktori u shpreh rreth realizimit, prapaskenave si dhe se sa kushtoi ky produksion, çmim i cili sipas tij ka arritur vlerën e 250 mijë Euro.

“Mora ekipin më të mirë që mund të kisha mundësi të merrja për të arritur një standard të lartë që askush të mos thoshte asgjë. Standardi është aq i lartë saqë ne po synojmë të bashkëpunojmë edhe me Netflix, ata po presin vetëm numrin e shitjeve të biletave për të vërtetuar që ne jemi të shikuar në Shqipëri. Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë”, – u shpreh aktori gjatë intervistës së tij.

/m.z/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUTOMJETE – “Volkswagen” prodhon 2% të gazit ndotës CO2 në të gjithë botën
Artikulli tjetërRama: Në 30 qershor shkojmë në zgjedhje me ose pa opozitën