Ballina Flash

FOTO/ Tendenca mode nga gratë e familjeve mbretërore

TIRANË, 27 mars /ATSH/ – Duket se gratë e familjeve mbretërore kanë edhe “detyrën” e vendosjes së disa trendeve të cilat ndiqen nga miliona gra e vajza në mbarë botën. “Harper Bazaar” ka mbledhur të paktën 7 trende që janë parë tek princeshat e mbretëreshat me gjak blu.

Fustan i bardhë: Mund të jetë veshur në mënyrë formale kombinuar me këpucë me taka e me një çantë portofol, apo me këpucë të sheshta, por duket se gratë e familjeve mbretërore e kanë patjetër një fustan të bardhë.

Fund lëkure: Mund të mendoni se lëkura është shumë rrok & roll dhe nuk mund t’i shkojë përshtat mbretërorëve, por një fund lëkure në ngjyrë të errët, kombinuar me një këmishë, duket se është kthyer në trendin e ri për dukeshat e princeshat e familjeve mbretërore.

Këmisha-fustan: Një veshje e tillë vendos linjën mes të qenit komfort e njëkohësisht edhe zyrtar. E kemi parë tek dukesha Meghan, mbretëreshë Letizia dhe dukeshë Kate, të cilat kanë preferuar të vendosin edhe një rrip në mes.

Xhaketë sportive gri: Zakonisht një xhaketë e tillë mbahet në takime sportive, apo në gara kuajsh, ndaj emrat e njohur të familjeve mbretërore e kanë pothuajse të gjitha një xhaketë të tillë në garderobë.

Fustan i kuq me mëngë të gjata: Cila nuk do të dukej bukur me një fustan të tillë? Nëse po kërkoni një fustan që do të mund ta vishni në një dasmë, një kokteil, evente pune; ky është i duhuri.

Veshje ‘burrash’: Po, edhe anëtaret e familjeve mbretërore mbajnë veshje ‘burrash’. Kujtojmë Lady Dianën në vitin 1986, e cila guxoi me një veshje të tillë. Trend që do të përqafohej mandej edhe nga emra të tjerë mbretërorë.

Fustan pelerinë: Kur vjen puna për eventet dhe takimet formale, një fustan pelerinë do të ishte zgjedhja e duhur. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ “Laboratori i turizmit”, kurse kulinarie për të rinjtë në Vlorë
Artikulli tjetërCakaj: Presim rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave në qershor