TIRANË, 25 mars/ATSH/ 4 studentë të ekselencës kanë nisur punë në Kryeministri, falë platformës “Punë të mbarë”.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një foto me 4 studentët e ekselencës të cilët tashmë janë pjesë e administratës së Kryeministrisë.
“Punë të mbarë. Krisi, Renada, Dorentina dhe Sabina, nga ekselenca studentore në administratën e Kryeministrisë”, u shpreh Rama.
Deri tani janë 373 ekselentë fitues të Platformës “Punë të Mbarë”, të cilët janë tashmë pjesë e administratës publike, ndërkohë që kryeministri Edi Rama deklaroi sot se së shpejti do të hapet thirrja për punësimin e ekselentëve në shërbimin konsullor. /m.m/























