TIRANË, 23 mars /ATSH – I. Vata/ – Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes një konference për shtyp ka publikuar ditën e sotme dokumentet dhe videot me transkriptim se si Prokuroria po fsheh çdo provë lidhur me çështjen “Babale”.
Salianji tha se përgjimet zyrtare të prokurorisë dëshmojnë vemjen e qeverisë në shërbim të krimit dhe të mbulimit të krimit për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm.
“Përgjime zyrtare të prokurorisë faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe gjithçka kemi thënë që nga zbulimi i skandalit të përfshirë në narko-trafik dhe të lehtësirave për trafikun e drogës për vëllain e ish-ministri. Përgjimet e sotme janë vetëm një pjesë dhe janë episodike në morinë e përgjimeve zyrtare që ka prokuroria, por përgjimet e sotëm ashtu si dhe përgjimet e tjera, faktojnë qartazi se prokuroria që jo vetë që i fsheh, jo vetë që është venë në shërbim të qeverisë dhe kryeministrit, por as nuk denjon që t’i transkriptojë në shkelje të ligjit dhe të kushtetutës”, tha ai.
Salianji shton se prokuroria e bënë me qëllim që të fsheh emrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të kupolës drejtuese e përfshire e gjitha në sajimin apo përdorimin politik për të mbuluar aferën kriminale, apo të fsheh po ashtu edhe emrin e Ballës dhe përfshirjen e tij në aferën e sajimit të dëshmitarit të rreme kundër opozitës. /a.g/























