Ballina Flash

Gjimnazistë nga Berati, vizitë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

TIRANË, 21 mars/ATSH/- Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Korpusin e Paqes organizuan një vizitë studimore me të rinjtë e Këshillit Rinor në Ambasadën amerikane.

Të rinjtë u takuan me të Ngarkuarën me Punë, Leyla Moses – Ones dhe pjesëtarë të stafit të Ambasadës për të mësuar më shumë për jetën e një diplomati, punën e përditshme në ambasadë dhe programet e saj për të rinjtë shqiptarë.

Kjo vizitë u realizua nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”, i cili mirëpret në Ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra mbi pikëpamje të ndryshme të kulturës, historisë, arsimit, ekonomisë amerikane, marrëdhënieve SHBA – Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOpozita protestë para Kuvendit, demonstruesit hedhin tymuese dhe kapsolla ndaj policisë
Artikulli tjetërDita botërore e Sindromës Down, Meta apelon për solidaritet