Ballina Bota

HAGË – Një pankartë krahason Karaxhiçin me Hitlerin

HAGË, 20 mars /ATSH-ANSA/ – Përpara Gjykatës së Hagës, ku do të jepet sot vendimi përfundimtar kundër ish-liderit politik të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, familjarët e viktimave dhe përfaqësuesit e shoqatave boshnjake kanë shpalosur një pankartë, ku ky i fundit krahasohet me diktatorin nazist, Adolf Hitler.

”Radovan Karaxhiç – gjenocid – Adolf Hitler – Holokaust”, lexohej në pankartë.

Policia ndërhyri dhe kërkoi heqjen e saj, por deri tani boshnjakët dhe ”Nënat e Srebrenicës” kanë refuzuar.

Tre vjet më parë, Kartaxhiç u dënua me 40 vite burg për gjenocid, krime lufte dhe mizori të tjera gjatë Luftës së Bosnjes (1992-1995)./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – 70 miliardë euro për një ishull
Artikulli tjetërBanka Botërore konfirmon: Mbi 38 mijë vende pune u krijuan në Shqipëri