TIRANË, 18 mars/ATSH/ – Në spitalin rajonal të Durrësit, po krijohen mundësi për familjarët të presin në kushte të përshtatshme, teksa pacientët marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur e vendosur për zbatimin e regjimit të ri të disiplinës në spitale.
“Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri të disiplinës në spitale. Në spitalin rajonal të Durrësit po krijohen mundësi për familjarët të presin në kushte të përshtatshme, teksa pacientët marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor. Të respektojmë rregullat”, – thotë Manastirliu.
z.tosku/ /a.g/






















