TIRANË, 16 mars/ATSH/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot pas protestës së organizuar nga opozita në Tiranë, ndërsa u shpreh se Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka popull me vete dhe ky është problemi i tij.
Duke publikuar një videoje që shfaq pamjet me dron të protestës, Braçe flet për pjesëmarrjen jo të lartë të qytetarëve në këtë protestë.
Zv.kryeministri i kujton Bashës edhe tragjedinë me shpërthimin në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.
“Kaq je Lulzim, veç kaq! Nuk ke popull dhe ky është problemi yt! E di pse? Sepse Ti dhe Ju e keni vjedhur e vrarë popullin! E keni bërë si kërkush para e pas jush! A ju kujtohet 15 Marsi? A ju kujtohet Gerdeci? Ka Zot lart! Ka Popull të tij në tokë”, tha Braçe./m.m/






















