UASHINGTON, 11 mars /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk do një denuklearizim gradual të Koresë së Veriut, deklaroi sot i dërguari amerikan, Stephen Biegun duke konfirmuar se Uashingtoni kërkon një çarmatosje të plotë në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Duke garantuar se nuk ka një kalendar, ai ritheksoi se “administrata e Donald Trump dëshiron të arrijë këtë denuklearizim përfundimtar dhe krejtësisht të verifikueshëm deri në fund të mandatit të parë të presidentit (janar 2021)”.
“Këtu janë përfshirë, që në fillim të negociatave, edhe programet e armëve kimike dhe biologjike”, insistoi ai.
Përfaqësuesi special amerikan vlerësoi gjithashtu, gjatë një konference të organizuar në Uashington nga qendra e reflektimit “Carnegie”, se “progrese janë bërë pavarësisht dështimit të samitit të dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në Hanoi në fund të shkurtit”. /G.S/























