Ballina Bota

FOKUS – AKK i përgjigjet Macron për rilindjen europiane

BERLIN, 11 mars /ATSH-DPA/ – Sipas gazetës së përditshmes gjermane ”Die Welt”, liderja e re demokristiane gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) i ka dhënë përgjigjen e duhur kërkesës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka kërkuar një reformë të BE-së, e quajtur ndryshe edhe si rilindja europiane.

Në një citim të saj, e përditshmja gjermane, ka thënë se pasardhësja e kancelares Merkel ka ngritur çështjet e duhura lidhur me Bashkimin Europian.

“BE –ja nuk është një skemë për të izoluar veten…, por është një instrument me të cilin  ne mund të tregojmë veten në botë”, shkruan Annegret Kramp-Karrenbauer.

Për këtë arsye, ajo ka refuzuar sugjerimet e presidentit Macron duke iu përgjigjur se ”ne nuk duhet të jemi egoistë” dhe se ”nuk janë konferencat e mëdha europiane që vendosin në plan të parë shqyrtimin e detajuar, pasi ato nuk janë të nevojshme”.

Kryetarja e re Demokristiane, Kramp-Karrenbauer dëshiron të forcojë aftësitë e Europës në skenën botërore, ato ekonomike, politike, ushtarake dhe kulturore.

”Ne duhet të bëjmë me vendosmëri të gjitha ato gjëra që janë të realizueshme”, thekson ajo.

”AKK është dikush që kërkon të bëjë atë çfarë duket e pamundur – ta zhvillojë BE-në drejt arritjes së qëllimeve të vëna, në vend që të bjerë pre e sentimentalizmave”, thotë nga ana e saj gazeta gjermane ”Die Welt”./ /xhm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDekorata “Nënë Tereza” për Mary Jean Eisenhower dhe Ambasadorin Britton
Artikulli tjetërDrejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, 94.5 miliardë lekë nga të ardhurat tatimore në 2018