Ballina Flash

Kryebashkiaku Filo kundër ndërtimit të TEC-it në Korçë

TIRANË, 10 mars/ATSH-Megi Zonja/ – Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo i ka dërguar një letër ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të cilëve u kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC-i në afërsi të qytetit të Korçës.

Në letrën e tij Fillo shkruan “Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis, pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shumë afër qytetit dhe ne toka të frytshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë së Korçës ka qenë i qartë dhe konsistent që ne raportin e përgatitur për KIS në datë 5.12.2017 ku Bashkia është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushës së Korçës nga fshati Barc deri në Zemblak. “​Në këto kushte, ju kërkoj mosaporvimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, – përfundon kryebashkiaku Filo.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Stylenest”: Shqipëria mes tre destinacioneve të reja për verën 2019
Artikulli tjetërStandarde të reja te Dispanceria, flasin pacientët