Ballina Aktualitet

8 Marsi, Ruçi: Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim

TIRANË, 8 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar sot gratë në Ditën Ndërkombëtare të Grave, si dhe ka vlerësuar fuqizimin e rolit të grave në proceset demokratike.

Në urimin e tij, Ruçi shpreh mirënjohje dhe respekt për gratë ashtu siç edhe vendos theksin te roli i fuqizimit të grave në zhvillim dhe mirëqenie të demokracisë.

“Përulem para grave e vajzave shqiptare. Mirënjohje për gratë e vajzat në Diasporë. Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim. Barazia gjinore, kuitesenca e barazisë sociale. Arsim e punësim për fuqizimin e grave”, shprehet Ruçi./gj.m/./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 Marsi, Rama uron të gjitha vajzat dhe gratë
Artikulli tjetërFINLANDË – Sipila jep dorëheqjen pas disfatës në votimin e reformave