TIRANË, 8 mars/ATSH/-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e këtij 8 Marsi, me një urim special për të gjitha vajzat dhe gratë.
Urimin e tij, Rama e ka shoqëruar me një fotografie, me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij. Njëra është nëna Aneta dhe tjetra bashkëshortja dhe nëna e djalit të tij, Linda.
“Mirëmëngjes dhe një 8 Mars sa më të gëzuar për të gjitha gratë dhe vajzat”, shkruan Rama.
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet më 8 mars çdo vit. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave. Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara. /a.g/























