Manastiriu uron 8 Marsin: Një grua në politikë, i jep zë heshtjes

TIRANË, 8 mars/ATSH/-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar të gjithë gratë dhe vajzat me rastin e 8 marsit.

Ajo ka zgjedhur të sjellë në vëmendje misionin e gruas në politikë.  Për këtë, Manastirliu shprehet se përmes politikës, një grua u jep zë të fortë të gjithë grave të tjera që në jetën e tyre kanë njohur vetëm heshtjen.

“Misioni më fisnik i një gruaje në politikë është t’u japë një zë të fortë, të gjithë atyre grave që kanë njohur veç heshtjen”, -uron ministrja.

z.tosku /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.