TIRANË, 25 shkurt ATSH/ – Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj do të vizitojë në datat 26-27 shkurt Maqedoninë e Veriut.
Cakaj do të jetë në Shkup ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe.
Në datë 27 shkurt, ministri Cakaj pas takimit me homologun e tij, Nikola Dimitrov, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
/gj.mima/j.p/