Shkodër – Rikonstruktohet rruga “Bashej”, lehtësim qarkullimi

TIRANË, 21 shkurt/ ATSH/- Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Bashej” në qytetin e Shkodrës, me një fond prej 66 milionë lekë, po shkojnë drejt përfundimit.

Banorët e kësaj rruge thonë se “për më shumë se tri dekada në këtë rrugë nuk është ndërhyrë asnjëherë, duke u përballur me probleme të shumta”.

Në përmbyllje të punimeve ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila theksoi se rruga është realizuar me të gjithë infrastrukturën e plotë, duke përmbushur kërkesat e banorëve.

Me një gjatësi 185 ml, projekti parashikonte asfalt në një sipërfaqe 676 m2, trotuare 70 m2, linja të reja të KUZ 230 ml, linja të reja KUB 185 ml, ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm 260 ml, ndriçim LED me 6 shtylla, linjë për fibra optike 200 ml si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.