Ballina Flash

Foto/ Pas protestës, bashkia nis pastrimin

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ – Bidonat me ujë, qeset dhe degë pemësh të thyera u pastruan nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, pas përfundimit të protestës së opozitës. Punonjësit pastruan rrugë dhe lulishten pranë godinës së seancave plenare.

“Ajo që mbeti pas ishin një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës, por edhe tymuese të cilat u hodhën nga protestuesit”, tha bashkia e Tiranës. Sipas bashkisë, ka pasur vandalizëm edhe ndaj pemëve duke hipur mbi to e duke i dëmtuar.

Menjëherë me largimin e protestuesve nisën nga puna punonjëset e bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Marrëveshja e Prespës historike për Ballkanin
Artikulli tjetërShkodër – Rikonstruktohet rruga “Bashej”, lehtësim qarkullimi