Ballina Bota

GREQI – Rekord turistësh në vitin 2018

ATHINË, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Inudstria greke e turizmit regjistroi një rekrod të ri në vitin 2018, si në aspektin e numrit të vizitorëve edhe të të ardhurave, njoftoi sot banka qendrore.

Numri i vizitorëve u rrit me 10,8% duke arritur 30,1 milionë në vitin e kaluar, ndërkohë që të ardhurat u rritën me 18,2% duke arritur në 16 miliardë euro.

Me 4,4 milionë vizitorë, 18,2% më shumë se sa vitin e kaluar, gjermanët ishin grupi më i madh mes turistëve të huaj.

Turizmi është një sektor kyç i ekonomisë së Greqisë, që është duke u rimëkëmbur nga kriza e rëndë financiare e vitit 2010, pasi mbylli edhe programin e tretë dhe përfundimtar të ndihmës ndërkombëtare në Gusht. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama deklaratë për mediet në 18:45
Artikulli tjetërMUZIKË – Vdes Peter Tork, muzikant nga grupi “The Monkees”