Ballina Flash

Rama deklaratë për mediet në 18:45

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ – Pas zhvillimeve të fundit politike ku disa prej deputetëve të opozitës kanë dorëzuar mandat e tyre, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një deklaratë për mediet në orën 18:45.

“Në 18:45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë. Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin. Kush s’do mundet dhe dëshiron ta ndjekë, do ta ketë të plotë në ERTV”, shprehet Rama.

Ky do të jetë edhe reagimi i parë i Kryeministrit Rama pas dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSIRI – Përgatitet sulmi përfundimtar kundër ISIS-it
Artikulli tjetërGREQI – Rekord turistësh në vitin 2018