BEIRUT, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Forcat kurdo-siriane që mbajnë të rrethuar kampin me tenda të ngritur nga milicitë e fundit të ISIS-it janë në pritje të sinjalit për të hyrë në aksion dhe eliminuar lufëtatërt e fundit të mbetur nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, njoftojnë burime kurde në terren.
Megjithatë sulmi po vonohet sepse po përpiqen të nxjerrin sa më shumë civilë jasht këtij kampi, që është ngritur në fushën e Baguzit, mes lumit Eufrat dhe kufirit irakian. /G.S/























