Ballina Bota

MUZIKË – Vdes Peter Tork, muzikant nga grupi “The Monkees”

UASHINGTON, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Vdes në moshën 77 vjeçare Peter Tork, muzikanti më i famshëm i kohës së tij me grupin e adoleshentëve “The Monkees” në vitet 1960.

Vdekja e tij u njoftua nëpërmjet faqes së tij zyrtare në median sociale, ndonëse nuk është përmendur asnjë arsye. Në vitin 2009 Tork u diagnostikua me një kancer të rrallë, megjithatë dukej se ai kishte arritur ta merrte veten.

“The Monkees” u krijuan për një spektakël televiziv, një lloji versioni amerikan i “The Beatles”, por këngët e tyre bënë jehonë edhe përtej këtij programi, që u shfaq nga viti 1966 deri në 1968.

Grupi zhvilloi disa turne pasi përfundoi programi televiziv, duke performuar këngë si “I’m a Believer”, “Last Train to Clarksville”, dhe “Daydream Believer”.

Tork, i lindur në vitin 1942, ishte pjanisti dhe kitaristi i grupit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Rekord turistësh në vitin 2018
Artikulli tjetërWeidenholzer: Dorëzimi i mandateve rrezikon rrugën europiane të Shqipërisë