TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ – Monumentet e kulturës dhe asetet e trashëgimisë tonë janë në fokus të specialistëve për t’i mirëmbajtur ato dhe për t’u përkujdesur pasi kanë vlera të mëdha turistike dhe historike.
Nismave për mirëmbajtjen e këtyre monumenteve përveçse specialistëve po i bashkohen dhe nxënës e qytetarë, pasi një vend i pastër është i denjë për të mirëpritur turistë të huaj, të cilët së fundmi janë bërë mysafirë të shpeshtë në vendin tonë.
Së fundmi, përkujdesit dhe mbajtjes pastër të kalasë së Shkodrës, iu bashkuan dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Ajasëm, të qytetit të Shkodrës. Sensibilizimi për monumente dhe mjedis të pastër, është një nga vlerat e edukimit nëpërmjet kulturës.
E lashta kalaja e Rozafës në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive, mban dhe misterin e historisë së Rozafës. /a.a/j.p/























