Ballina Flash

Punonjësit e portit të Vlorës dhurojnë gjak

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Punonjësit e portit detar të Vlorës iu bashkuan sot thirrjes së Kryqit të Kuq “Dhuro gjak shpëto një jetë!”, duke kryer gjestin human.

Drejtori i portit të Vlorës, Admir Malaj dhe punonjësit e administratës iu bashkuan thirrjes së Kryqit të Kuq duke dhuruar vullnetarisht gjak.

Dhurimi i gjakut u krye në kushte optimale higjienike, në prani të stafit mjekësor të kualifikuar. Fillimisht çdo dhurues iu nënshtrua matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjendjen shëndetësore para dhurimit.

Dhurimi i gjakut ndikon pozitivisht në shëndetin e dhuruesit. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 46 tablo të Donald Trump në Tiranë
Artikulli tjetërFoto/ Parku i Liqenit, destinacioni i preferuar i fundjavës