Ballina Flash

FOTO/ 46 tablo të Donald Trump në Tiranë

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ – Piktori Avni Delvina sjell për publikun 46 tablo, të cilat kanë në qendër veprimet edhe ndikimet social-politike të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që prezantohen në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Delvina të vërtetën e tij e sjell nëpërmjet mjeteve të ndryshme artistike. Artisti nëpërmjet fotomontazhit, të cilin e pasuron me linja grafike i jep veprës një personalitet artistik, duke përcjellë emocionet tek artdashësit.

Avni Delvina rrjedh nga një familje me tradita historike edhe patriotike. Ndonëse i larguar para 30 vitesh në Itali lidhjet me Shqipërinë janë shumë të forta dhe këtë e tregon dhe çelja e kësaj ekspozite në Tiranë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri në datë 23 shkurt. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa Françeskut i kërkohet të mbajë premtimin për tolerancë zero ndaj pedofilëve
Artikulli tjetërPunonjësit e portit të Vlorës dhurojnë gjak