Ballina Lajme nga Vendi

Rehabilitohet ambulanca “Çlirimi” në Elbasan, kushte më të mira për pacientët

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2013949498680981/?t=11

TIRANË,  16 shkurt/ATSH/- Rehabilitimi i ambulancës “Çlirimi” në Elbasan i dha fund lagështirës dhe kushteve të vështira në të cilën trajtoheshin pacientët.

Falë investimit për transformimin e kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi disa nga pamjet e qendrës së rehabilituar.

“Përmirësojmë aksesin në shërbime cilësore, me investimet për transformimin e kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin. Fund lagështirës, mykut e kushteve të vështira ja si ka ndryshuar ambulanca Çlirimi në Elbasan, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave”, tha Manastirliu.

“Më parë kushtet kanë qenë shumë të vështira ndërsa sot ka ndryshim 100%”, thotë një qytetar.

“Kushtet në ambulancën tonë kanë qenë shumë të këqija. Tani ka ndryshuar gjithçka”, shprehet Mirela Zyla, infermiere pranë kësaj ambulance.

Edhe Matilda Gjevori infermiere pranë qendrës shëndetësore tregon kushtet skandaloze në të cilën ndodhej kjo qendër para rikonstruksionit.

“Kur kam filluar punë e kam gjetur qendrën me kushte skandaloze, ndërsa sot kushtet janë perfekte”, theksoi ajo.

z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Del jashtë funksioni roboti ‘’Opportunity’’në Mars
Artikulli tjetërProtestuesit nuk i përgjigjen apelit të policisë