TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ -Protestuesit kanë çarë sërish kordonin e policisë dhe i janë drejtuar kryeministrisë.
Ata kanë shkatërruar skelat që ishin vendosur rreth instalacionit të Kërpudhës, vepër e Carsten Holler.
Garda dhe Policia u ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon protestueseve që të ndërpresin veprimet e dhunshme dhe të ruajnë qetësinë.
“Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë! Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, ka bërë thirrje policia me megafon.
/gj.mima/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















