GJENEVË, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Numri i infeksioneve prej virusit të fruthit A, arriti në 229 000 raste në vitin e kaluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke treguar se zonat e konflikteve, ato të largëta dhe të varfra ishin ato më të prekshmet.
Agjencia e shëndetit e OKB-së ka theksuar se më pak se një e dhjeta e rasteve është raportuar tek autoriteteve shëndetësore dhe se numri i vërtetë i vitit të kaluar i kalon dy milionë të prekur.
”Më shumë se një e treta e numrit global erdhi nga Europa, ku vitin e kaluar numri është trefishuar në 82 596 raste”, sipas të dhënave.
Një pjesë e madhe e infeksioneve në zonën europiane ka ndodhur në Ukrainë, e cila vuajti nga një konflikt separatist në rajonet e saj lindore.
Ndërsa në Filipine u raportuan të paktën 70 vdekje këtë javë, shumica prej tyre fëmijë.
Fruthi mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve në mbarë botën. Sëmundja shumë ngjitëse përhapet përmes kollitjes, teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal apo kontaktet e drejtpërdrejta.
“Fruthi është një sëmundje plotësisht e parandalueshme e shkaktuar nga virusi A”, tha Katherine O’Brien, kreu i vaksinimit në OBSH.
“Vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta dhe shumë efektive,” shtoi ajo./ /os/ a.jor.























